Vrasja e Marvi Mihalit, apeli rikonfirmon dënimet


Vrasja e Marvi Mihalit, apeli rikonfirmon dënimet

18:33 18/06/2020

19 vite burg Dejvi Bitrajn, nga 12 vite për të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, në Korrik të 2017-s. Togat e zeza dënuan me 19 vite burg Devis Bitrajn, që ka pranuar edhe vrasjen e të riut, si dhe 12 vite burg Eugen Bitrajn.

Gjithashtu gjykata ka dënuar në mungesë vëllezërit Kridens dhe Marsel Alla, me nga 12 vite burg. Këta të fundit vijojnë të jenë në kërkim pasi nuk janë arrestuar ende nga policia. Marvi Mihali u vra më 31 Korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, pas një debati për një kërkues telefoni.

Tv Klan






Të ngjashme