Vazhdon “tregtia” e futbollistëve
Amir Abrashi do të jetë i Freiburg dhe për sezonet e ardhshme. Është ky vendimi i klubit të Bundesligës gjermane, që është bindur nga cilësitë e futbollistit të kombëtares shqiptare, duke i zgjatur kontratën që i skadonte në fundin e këtij edicioni.
Palët nuk kanë bërë ende të ditur kushtet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes, por konfirmon edhe njëherë potencialin e Abrashit, i cili pavarësisht dëmtimeve të shumta është kthyer në një futbollist thelbësor për Freiburg .
Por nëse Freiburg mendon për të mbajtur lojtarët aktual, Lajpzig ka konfirmuar edhe shitjen e parë të merkatos së verës. Bëhet fjalë për Timo Werner, i cili duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea.
Blutë e Londrës paguan 55 milionë Euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit, ndërsa kontrata e firmosur që do ta mbajë në Stamford Bridge vlen deri në vitin 2025. Përsa i përket pagës ai do të përfitoje 200 mijë Euro në javë.
Kalimi i tij në Londër pritet të ndodh gjatë muajit të ardhshëm, me marrëveshjen që mbetet të shihet nëse e lejon lojtarin që të mbetet te Lajpzig edhe për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve, me gjermanët që ndodhen në raundin çerekfinal të turneut.
Klan Plus