Luan Rama dhe Nano, për firmat piramidale – (11 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sekretari i marrëdhënieve me publikun pranë Partisë Socialiste ka shpjeguar sot përballë gazetarëve se çdo të thotë që paratë e fajdeve nuk do të kthehen 100%, deklaratë kjo e lëshuar nga kryetari socialist në qytetin e Vlorës.
Luan Rama:- “Nuk ka asnjë ndryshim në deklarimin që ka bërë kryetari i PS në Vlorë me deklarimin që ai ka bërë para tre vjetësh po në Vlorë, kur ka premtuar jo vetëm për qytetarët e Vlorës, por për të gjithë qytetarët shqiptarë, se socialistët kur të vijnë në pushtet, do të zhdukin përfundimisht skemat piramidale, do të çojnë përpara drejtësisë ata që i krijuan skemat piramidale dhe gjithashtu ky është një realitet.
Dy ditë më parë vetë Nano në qytetin më të dëmtuar nga rënia e skemave piramidale në Vlorë akuzoi Berishën për piramidat.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Dhe fajtor për piramidat dhe humbjen e parave është regjimi i monstrës politike Berisha. Më lejoni t’ju përsërisë që këtë gjë e thotë ballas në Vlorë, në salla dhe në sheshe i burgosuri politik i Berishës, i cili u dënua me vdekje nga mafia e Berishës”./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari