Fatos Nano takim me drejtorin e ODIHR, Shtuden (16 Qershor 2000)
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano i ka deklaruar sot drejtorit të ODIHR zotit Shtuden dhe Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri se mazhoranca është krejtësisht e vendosur dhe e angazhuar që t’i japë fund historisë së zgjedhjeve të kontestuara. Po punojmë me të gjitha forcat politike për krijimin e infrastrukturës së nevojshme sipas standarteve demokratike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta tha Nano.
Nga ana e tij drejtori Shtuden theksoi se kishte konstatuar ndryshime pozitive në Shqipëri dhe angazhimin e institucionit që drejton për t’i dhënë vendit tonë gjithë asistencën e nevojshme gjatë procesit parapërgatitor dhe deri tek monitorimi nëpërmjet vëzhguesve.
Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se mazhoranca po bën të gjitha përpjekjet institucionale që jo vetëm se do të garantojnë një proces zgjedhor të pakontestueshëm, por që do të presin të gjitha rrugët objektive dhe tentativat për bojkot që shfaqen nga një pjesë e opozitës./tvklan.al