Virusi, qytetarët sypatrembur


Virusi, qytetarët sypatrembur

08:40 20/06/2020

Mosha e tretë janë më pak të kujdesshëm

Këto janë pamjet sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Qytetarët nuk duket se e kanë problem faktin se shifrat e të infektuarve janë shtuar shumë ditët e fundit. Madje më pak të frikësuar janë të moshuarit.

Disa prej tyre  madje janë thonë se kjo është një lojë politike. Më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm janë të rinjtë.

Qytetarët vijojnë të frekuntojnë baret dhe restorantet duke mos respektuar asnjë masë.

Madje edhe maskat po përdoren më pak. Distancat në këto subjekte pothuajse nuk respektohen, pavarësisht se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollet dhe ndëshkimet ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat.

Klan Plus






Të ngjashme