Basha takon Kim në rezidencën amerikane
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore ende në ngërç
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur një takim me ambasadoren amerikane këtë pasdite. Takimi u zhvillua në rezidencën e ambasadores në Tiranë.
Nuk ka pasur reagim zyrtar për mediat, por biseda mes te dyve vjen në një moment kur negociatat për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore janë në ngërç për shkak të formulës së përzgjedhjes së KQZ dhe mbi procedurat e tenderit për identifikimin biometrik të zgjedhësve.
Tv Klan