PD pas opinionit të “Venecias”: Konfirmoi betejën legjitime të Metës për GjK


PD pas opinionit të “Venecias”: Konfirmoi betejën legjitime të Metës për GjK

20:07 19/06/2020

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, pas opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese”, shkruan Bardhi në Facebook.

Më tej ai shton se “Venecia” veçse konfirmoi qartë se Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës kushtetuese. Sipas tij, kjo është provë që kryeministri Rama kërkon kapjen ose bllokimin e “Kushtetueses”.

“Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, thotë ai.

Komisioni i Venecias publikoi këtë të premte opinioni final për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në raport  justifikohet pezullimi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta në datën 5 Nëntor, si një mekanizëm zhbllokues kur ka veprime dashakeqe nga aktorë të tjerë në proces.

Komisioni i Venecias thotë se vetëm nëpërmjet dialogut ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimit mund të zgjidhet kjo situatë dhe të ngrihet Gjykata Kushtetuese./tvklan.al






Të ngjashme