Veza e Antarktidës, pas 9 vitesh studiuesit zbulojnë “nënën” e saj


Veza e Antarktidës, pas 9 vitesh studiuesit zbulojnë “nënën” e saj

09:45 21/06/2020

Është zbuluar në Antarktidë fosili i një veze me guackë të butë. Për 9 vjet me radhë shkencëtarët nuk i kishin vënë as emërtim, pasi ishte totalisht i panjohur, dhe e titullonin thjesht “gjëja”.

Pas shumë kërkimesh e studimesh, tani është zbuluar se është i vjetër 66 milionë vjet, është fosili i parë i gjetur në kontinentin e bardhë që dikur ka qenë i gjelbërt dhe i banueshëm.

Gjallesa të cilës i përket veza besohet se është e përafërt me atë të një hardhucë deti, por që është rreth 30 cm e gjatë.

Pas analizimeve të imtësishme për vite me radhë, ekpertët thonë se ko është veza më e madhe e gjetur ndonjëherë dhe me lëvozhgë të butë, dhe mendohet se i përkiste një reptili gjigand detar të zhdukur tashmë.

Sipas tyre, përmasat e kafshës mund të krahasohen me ato të një dinozauri të madh, por veza e gjetur është plotësisht ndryshe si përbërje e strukturë me ato të banorëve të famshëm të dikurshëm të Tokës sonë.

Në vendin ku është gjetur fosili i kësaj veze, janë gjetur edhe mbetje të tjera skeletesh mozazaurësh, kryesisht ekzemplarë adultë. Hipoteza që hidhet është pikërisht se mjedisi në atë epokë në kontinentin e bardhë, të ketë qenë si çerdhe për këto lloj kafshësh, me ujëra të cekëta, ku reptilët e porsalindur mund të rriteshin pa rreziqe.

Studimi është kryer nga grupi kërkimor i Universitetit të Teksasit dhe është publikuar në revistën prestigjoze shkencore ‘Nature’.

Klan Plus






Të ngjashme