11 të vdekur dhe 185 të infektuar në Maqedoninë e Veriut


11 të vdekur dhe 185 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

20:26 20/06/2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 185 raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë, kanë ndërruar jetë 11 persona, 8 nga Shkupi dhe nga 1 pacient nga Shtipi, Kumanova dhe Tetova.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5005, numri i të shëruarve është 1904, numri i viktimave 233, kurse për momentin numri i rasteve aktive është 2868.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, në nivel vendi janë bërë 50.384 testime. Në Klinikën Infektive në Shkup dhe në Spitalin “8 Shtatori” gjithsej janë të shtruar 234 pacientë, prej tyre 51 paraqiten në gjendje më të rëndë shëndetësore. /klanmacedonia






Të ngjashme