Dieta “Mind” dhe ndikimi i saj në shëndetin e trurit
Dieta “MIND”, sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Këshillit të Informacionit të Ushqimit, mund të përmirësojë shëndetin e trurit.
Kjo dietë përfshin konsumimin e ushqimeve të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese dhe përqëndrohet kryesisht tek ushqimet e detit, prodhimet e freskëta, drithërat, arrat dhe farat.
10 ushqimet që rekomandon dieta “MIND “:
- Perime me gjethe jeshile, për gjashtë ose më shumë racione në javë.
- Perime të tjera përveç perimeve me gjethe, të paktën një herë në ditë.
- Manaferrat, të paktën dy herë në javë.
- Arra
- Përdorni vaj ulliri për gatim.
- Drithëra si tërshëra ose orizi kaf.
- Fasule, përfshirë thjerrëzat dhe farat e sojës, të paktën katër herë në javë.
- Pulë, jo e skuqur të paktën dy herë në javë.
- Verë e kuqe, jo më shumë se një gotë në ditë.
Pesë ushqimet që dieta “Mind” sugjeron të shmangni janë: Mishi i kuq, margarina ose gjalpi, djathi, ëmbëlsirat dhe ushqimet e skuqura.
Sipas studiuesve ndjekja e kësaj diete mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e prekjes nga Alzheimeri.
Dieta “MIND” gjithashtu zvogëlon stresin, pasi është e pasur me antioksidantë. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson shëndetin e zemrës dhe zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga diabeti./tvklan.al