Stërvitja ushtarake “Dragon 2000” (23 Qershor 2000)


Stërvitja ushtarake “Dragon 2000” (23 Qershor 2000)

14:49 23/06/2000

Në Shqipëri ndodh që dhe stërvitjet ushtarake shumëkombëshe të organizuara nga NATO si “Dragon 2000”, të nisë me rreth 20 minuta vonesë. Rreth 300 ushtarët që janë angazhuar në këtë stërvitje humanitare, janë treguar të duruar dhe pasi kanë dëgjuar himnin shqiptar, kanë marrë qëndrimin e duhur ushtarak.

16 vende anëtare të NATO-s, pjesëmarrëse në stërvitjen ” Dragon 2000″, janë përshëndetur sot në ceremoninë zyrtare dhe nga Presidenti Mejdani. Në dy javët e stërvitjes do të improvizohen situatat e përballimit të krizave të refugjatëve në rast të shpërthimit të konflikteve në Ballkan./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme