Darka mbretërore në Tiranë – (25 Qershor 2000)


Darka mbretërore në Tiranë – (25 Qershor 2000)

23:05 25/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pas ceremonisë për dhënien e emrit bulevardi “Ahmet Zogu”, motra e Nënës Mbretëreshë, Silvan Muselie, ka mbledhur në një pritje legalistë dhe të tjerë miq të familjes mbretërore. Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili i vuri emrin e mbretit pjesës nga qendra deri tek stacioni i Trenit është nderuar në këtë darkë pritje.

Përfaqësues nga degë të Partive Legaliste në vende të ndryshme të botës, përfaqësues të partive të djathta shqiptare, si dhe pjestarë të trupit diplomatik në Tiranë, kanë qenë gjithashtu të ftuar në këtë darkë.

Kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia, ka falenderuar të pranishmit dhe ka shprehur urimin që anëtar të familjes mbretërore, të vijnë së shpejti në Tiranë, për të parë bulevardin tashmë të pagëzuar me emrin “Mbreti Zog”./tvklan.al






Të ngjashme