Prostitutat bullgare dëshmojnë kundër tutorit të tyre – (26 Qershor 2000)


Prostitutat bullgare dëshmojnë kundër tutorit të tyre – (26 Qershor 2000)

10:07 26/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Tre prostituta bullgare dhe një moldave janë pyetur sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, për sigurimin e provës ndaj personit të akuzuar si shfrytëzuesi i tyre. Prostitutat janë kapur para disa ditësh në një shtëpi në Shkodër. Një shtetas me emrin Hajdin Llukaj, akuzohet si protektori i tyre.

Në Gjykatën e Faktit Tiranë, prokurori i çështjes Petrit Azemaj ka kërkuar arrest me burg për shtetasin nga Shkodra. Pas sigurimit të provës nga dëshmitë e katër prostitutave bullgare në Gjykatën e Faktit të Tiranës, gjyqtari Sokol Pasho, ka pranuar kërkesën e prokurorit mbi masën e arrestit. Ndërkohë katër prostitutat e huaja, presin në burgun 313 për ekstradim në vendet e tyre./tvklan.al






Të ngjashme