Thikat e rrezikshme që shiten rrugës – (26 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Në Shqipëri nëse kapesh nga policia me armë pa leje, dënohesh deri në pesë vjet burg dhe kur thuhen armë përfshihen ato të zjarrit, pistoleta, pushkë, automatik, si dhe armët e ftohta, thika, biçak etj, Nëse tregu për armët e zjarrit bëhet fshehurazi, krejt ndryshe është për armët e ftohta, thikat.
Këta shitës ambulant në qendër të Tiranës në morinë e mallrave te tyre në trotuar, tregtojnë dhe thika, që nuk janë për përdorim shtëpiak. Çdo ditë, thotë shitësi ambulant, shes disa thika, që blihen kryesisht nga djem të rinj. Normalisht sapo të blesh këtë thikë dhe ta fusësh në xhep dhe nëse një polic të kontrollon mund të arrestohesh në vend dhe ndoshta të burgosesh./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj