Fermeri-Bashës: Luftë për çapën e bukës


Fermeri-Bashës: Luftë për çapën e bukës

11:20 23/06/2020

Në Zall Bastar me fermerët e kësaj zone që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të mbijetuar pasi prodhimet e tyre kanë shumë pengesa për të dalë në treg, ndërkohë që vuajnë edhe braktisjen totale nga shteti.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Zall Bastar këtë të martë, për të biseduar me fermerët e zonës. Basha tha se ata janë harruar nga qeveria dhe e kanë të vështirë mbijetesën.

Një prej fermerëve me të cilët bisedoi Basha tha se lufta e tyre e përditshme është për siguruar kafshatën e bukës.

“Deri tani më ka shkuar 1 milionë lekë vetëm domatja. Shitjen nuk e kam të garantuar. vjet e kam shitur me 200 lekë, sa një cigare. Torturë. Mbijetesë, Luftë për çapën e bukës. Troç”, tha fermeri.

Ndërkohë, Basha shtoi se fermerët shqiptarë nuk marrin asnjë lloj mbështetje, por përkundrazi u shtohen problemet me taksat.

“E njëjta situatë si në Zall Bastar është kudo në Shqipëri”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se PD planifikon që kur të vijë në qeveri të dedikojë një shumë totale që do t’i shpërndahet fermerëve në bazë të prodhimit.

50 milionë euro në vit, Basha tha se do të jepen për të ndihmuar infrastrukturën për fermerin./tvklan.al






Të ngjashme