Mishi vendas dhe nënproduktet e tij të pranueshme për tregun Europian (20 Qershor 2000)


Mishi vendas dhe nënproduktet e tij të pranueshme për tregun Europian (20 Qershor 2000)

13:01 20/06/2000

Sipas prodhuesve shqiptarë, mishi i bagëtive tona dhe nënproduktet e tij janë të një cilësie të pranueshme për Perëndimin. Në këtë takim përpunuesit e mishit vërejtën se 85 % e tregut mbulohet nga vendasit. Ndërkohë që tani fabrikat tona kanë arritur parametrat e tregut në Komunitetin Europian. Bruceloza dhe Tularemia nuk kanë arritur të prekin mishin e përpunuar. Këtë e deklaron drejtori i Institutit të Kërkimeve Veterinare, Edmond Panariti:

” Tashmë Instituti i Kërkimeve Veterinare krahas masave të tjera që kanë të bëjnë me eleminimin krerëve të prekura nëpërmjet subvencionimit shtetëror, propozon rifutjen e vaksinimit. Instituti i Kërkimeve Veterinare tashmë prej kohësh disponon një vaksinë të suksesshme që quht vaksina B-19 e cila ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të larta.”

Para viteve ’90, bagëtitë janë vaksinuar rregullisht dhe sëmundjet pothuajse janë eleminuar. Tani pritet që një sasi e madhe vaksinash të mbërrijnë nga SHBA-ja./tvklan.al






Të ngjashme