Pas arrestimit të Eduart Lamajt, sekuestrohen edhe 2 automjete
Pas arrestimit të Eduart Lamajt, Policia e Tiranës ka sekuestruar 2 makina. Burime për Klan Plus thonë se bëhet fjalë për një Land Rover, që është gjetur e parkuar në oborrin e klinikës private, ku 30-vjeçari merrte mjekim. Automjeti rezulton i marrë me qira në Lezhë.
Po ashtu është sekuestruar dhe një makinë Golf Seria 5, që u gjet i parkuar në zonën e Don Boskos. Makina rezulton në emrin e një të riu në Tiranë, por që pak kohë më parë është blerë nga Lamaj, pasi zotëron edhe aktin e shit-blerjes.
Policia i ka sekuestruar për të marrë ndonjë provë, por mjetet nuk lidhen me vrasjen.
Autoritetet policore njoftuan këtë të martë arrestimin e Eduart Lamajt si autor i dyshuar i ekzekutimit në Laç, më 30 Maj, ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Pasi ishte plagosur gjatë atentatit, 30-vjeçari u kurua në fshehtësi në një klinikë private në Tiranë. Dy mjekë u vunë në pranga bashkë me të.
Klan Plus