Rruga e Dajtit e mbushur me plehra – (27 Qershor 2000)


Rruga e Dajtit e mbushur me plehra – (27 Qershor 2000)

09:28 27/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Duket se fantazia për ta bërë sa më pis kryeqytetin, nuk paska fund. Pasi pushtuan gjithë Tiranën, tani plehrat po marrin malet. Dajti, quhet ndryshe dhe mushkëria e Tiranës, ndërsa shteti e ka shpallur edhe Park Kombëtar.

Kryeqyteti është zgjeruar, natyrisht pa leje edhe në këtë zonë. Por meqë lagjet janë të ngritura pa plan, rruga më e shkurtër është t’i hedhësh plehrat këtu. Mali i Dajtit është edhe zonë turistike, por mendoni se si mund të zhvillohet turizmi nën këto plehra, që dalngadalë po i afrohen edhe majës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme