Atentat djalit të ish Ministrit Kudret Çela (21 Qershor 2000)


Atentat djalit të ish Ministrit Kudret Çela (21 Qershor 2000)

10:39 21/06/2000

Albi Çela, djali 23 vjeçar i ish Ministrit të Drejtësisë Kudret Çela, ka mbetur i vrarë brenda në makinën e tij pas një atentati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në një makinë tip golf me ngjyrë të bardhë e cila ka dalë nga rruga e Vilës 31 dhe i është afruar këtij benzi mercedes. Me benzin udhëtonin tre vetë dhe nga golfi kanë qëlluar me automatik kallashnikov.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, i riu Çela ka vdekur në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital. Sipas policisë vrasësit e kanë ndjekur deri në një farë kohe makinën e viktimës së tyre deri në momentin e goditjes pranë residencës së PNUD-it në ish bllok.

Pista më e mundshme është konflikt i vjetër. Pas atentatit, vrasësit me makinën e tyre janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, janë ndaluar disa të dyshuar për këtë ngjarje dhe po bëhen verifikimet e rastit./tvklan.al






Të ngjashme