Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Durrës (21 Qershor 2000)


Nis shembja e ndërtimeve pa leje në Durrës (21 Qershor 2000)

14:37 21/06/2000

Kjo është godina e shërbimit funeral të shoqatës “Paqja” në Durrës. Ngrehinat e kësaj godine janë ngritur si të gjitha ndërtimet e tjera përreth plazhit. Para disa kohësh Policia Ndërtimore në bazë të një vendimi firmosur nga Prefekti i Durrësit Petrit Ajazi, ka prishur murin rrethues. Më pas është prishur dhe kjo pjesë e godinës. Pronari i shërbimeve funerale ka protestuar pasi sipas tij, kjo prishje është e qëllimshme pasi godinat ngjitur, të cilat janë pa leje, nuk janë luajtur. Por, sipas Prefektit të Durrësit Ajazi:

“Nuk është hera e parë. Që para një viti është protestuar dhe nga Prefektura. Si ka mundësi një shërbim funeral në një shëtitore ku njerëzit shkojnë të largojnë mendjen nga streset dhe e dyta dhe në janar është ndërhyrë nga Policia Ndërtimore, është thënë që stop mos ndërtoni më tej, dhe ka vazhduar të ndërtojë. Ne duam të japim mesazhet me ato mundësi që kemi dhe pak mjete pasi i marrim borxh herë pas here, që shteti është prezent kudo.”

Strategjia e prishjes së ndërtimeve pa leje në Durrës, siç duket vepron jo sipas ligjit të parashikuar me zona, por me individë dhe si gjithmonë shteti kapet tek më të dobëtit./tvklan.al






Të ngjashme