Basha: Qeveria, 500 mln Euro për inceneratorin e Fierit
“Taksat e shqiptarëve shkojnë për xhepat e Mërtirit”
Nga Vora ku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se i ka dhënë 500 mijë Euro biznesmenit Klodian Mërtiri nga paratë e buxhetit të shtetit për inceneratorin e Fierit.
Vendimi për të vazhduar pagesat miliona Euroshe për inceneratorin që nuk ekziston për kreun e opozitës është akt kriminal, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.
“Sot është festë për Klodian Mërtirin. Është ditë feste për partnerët e tij nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë Euro e kusur nga taksat e shqiptarëve.Urime Klodian Mërtiri! Urime Edi Rama! Urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! 500 mijë Euro nga xhepat e shqiptarëve! Nderkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja”.
Deklaratat e Bashës u pasuan nga një tjetër reagim nga selia blu.
“Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen”.
Sipas Partisë Demokratike, deri tani për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë Euro nga taksat e shqiptarëve.
Tv Klan