Grenell: Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet
Delegacioni i Kosovës do kryesohet nga Hoti
Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë thotë se takimi i së shtunës në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet edhe pas tërheqjes së Thaçit.
Në një koment në Twitter, Grenell thotë se bisedimet do të vazhdojnë dhe do të udhëhiqen nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Tv Klan