Arrestohen tre persona që shisnin fëmijë nga Instagrami


Arrestohen tre persona që shisnin fëmijë nga Instagrami

14:34 25/06/2020

Tre persona janë arrestuar në Iran të dyshuar se kanë tentuar shitjen e dy foshnjave në Instagram. Drejtuesi i policisë në Teheran, Brig-Gen Hossein Rahimi, tha se një prej vogëlushëve ishte 20 ditësh, ndërsa tjetri 2-muajsh.

Fëmijët ishin blerë për 500 Dollarë dhe kërkohej të rishiteshin për 2 000 deri në  2 500 Dollarë.

Një prej të arrestuarve ka thënë se donte që të merrte fëmijët nga familjet e varfra dhe t’i dërgonte ato në vende ku mund të kishin një të ardhme më të mirë.

Ky nuk është rasti i parë i zbuluar nga autoritetet në Iran. Katër gra dhe një burrë u arrestuan më herë gjatë këtij viti pasi gjenin gra shtatzëna të varfra u paguanin shpenzimet në spital dhe më pas u merrnin fëmijët pas lindjes./tvklan.al






Të ngjashme