Ambasada Amerikane në Tiranë, rikthehet me staf të plotë – (28 Qershor 2000)


Ambasada Amerikane në Tiranë, rikthehet me staf të plotë – (28 Qershor 2000)

15:01 28/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Ambasada Amerikane ka njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se personeli i saj është rikthyer i plotë në krahasim me atë të vitit të kaluar. Ambasada e SHBA-së njoftoi gjithashtu se, Departamenti Amerikan i Shtetit ka rishikuar një udhëzim të tij të 14 Prillit të vitit të kaluar për udhëtimet në Shqipëri.

Paralajmërimi amerikan për të mos udhëtuar në vendin tonë është rishikuar në përgjigje të përmirësimit të situatës së rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Kështu më 12 Qershor të këtij viti Departamenti Amerikan i Shtetit, nxori një tjetër paralajmërim për udhëtimet, ku udhëzohen qytetarët amerikanë kundër të gjitha udhëtimeve në vendin tonë.

Në këtë udhëzim pasqyrohen edhe veprimet e qeverisë aktuale në përmirësimin e rendit në zonat kufitare dhe në të gjithë vendin. Ambasada e SHBA-së deklaroi sot se ajo ndjek nga afër përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim dhe e përgëzon atë për suksesin e arritur./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme