Nano për doganat dhe grupet e biznesit në Shqipëri – (28 Qershor 2000)


Nano për doganat dhe grupet e biznesit në Shqipëri – (28 Qershor 2000)

20:57 28/06/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka pohuar në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, se në doganat shqiptare vazhdon të shfaqet kontradita e çmimeve të referencës. Sipas Nanos, kjo kontraditë buron nga qëndrime subjektive.

Fatos Nano, Kryetari i PS:- “Çmimet e referencës të aplikohen rigorizisht mbi bazën e parimit të shanceve të barabarta, që nuk diskriminon askënd nga grupet e biznesit, në dëm apo në favor të dikujt tjetër, brenda në komunitetin e sipërmarrësve. Kjo do të sjellë shumëfishimin e të ardhurave, sepse nuk do të krijojë deformime të konkurencës në treg”.

Më tej Nano pohon se kryeministri Meta është duke bërë korrigjimet e duhura në këtë drejtim.  

Fatos Nano, Kryetari i PS:- “Dëgjova me shumë vëmendje dhe vlerësim, që kryeministri menjëherë ka ngarkuar strukturat ekzekutive, Ministrin e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për të bërë vlerësimin dhe korrigjimet e duhura në këtë fushë”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari  






Të ngjashme