Aksidentohet 10-vjeçari me biçikletë
Një fëmijë u aksidentua nga një makinë pasditen e kësaj të premteje në Kamëz. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”. 10-vjeçari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë.
Fëmija u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferi i makinës ndodhet në vendngjarje, ku një grup hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al