Lumi Shkumbin i ndotur – (2 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv KLan 2000
Dhjetë mijë banorë të qytetit të Librazhdit, të vetmin argëtim që kanë në verë është lumi Shkumbin. Lumi që rrjedh nga lartësitë e Sopotit dhe Shebenikut, arrin të kënaqë qindra njerëz. Ky sezon veror, nuk mbledh veç njerëzit, por edhe ndotjet janë më të mëdha.
Në këtë luginë hidhen mbeturina ushqimore, por edhe ato ndërtimore, theren bagëti dhe lahen lëkurat e tyre bashkë me njerëzit. Edhe grumbujt gëlqeror nga firma Mavrovo, e cila ndërton Korridorin 8, kanë gjetur pikë më të afërt shtratin e lumit. Shkumbini nga vend pushues po kthehet në rrezik për njerëzit plazhist./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti