Gjykata e Shkodrës liron Behar Bajrin
U ekstradua nga Holanda për vrasje dhe grup kriminal
Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu Behar Bajrin, i cili akuzohej nga policia si pjesë e grupit kriminal Bajri. Gjykata ka vendosur ta lërë në masën “detyrim Paraqitje” pasi mungojnë provat për akuzat që ka ngritur prokuroria.
Behar Bajri u arrestua në Holandë në korrik të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai akuzohet për vrasje, trafik armësh, gjobëvënie dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Më herët Gjykata e Shkodrës ka lirar edhe disa anëtarë të tjerë të këtij grupi, me argumentin se prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për ti mbajtur në qeli.
Tv Klan