Arrestohet i kërkuari i 14 Shtatorit – (3 Korrik 2000)


Arrestohet i kërkuari i 14 Shtatorit – (3 Korrik 2000)

20:31 03/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Ngjarjet e 14 Shtatorit ’98, kanë vënë në pranga një tjetër protagonist të asaj dite. Dje në Shkodër është arrestuar 33-vjeçari Adem Dollapi, person shumë i kërkuar nga komisariati 2 i Tiranës, pasi më 14 Shtator ai ka qëlluar me automatik drejt kryeministrisë. Edhe drejtori i përgjithshëm i hetimeve në prokurori, Agim Tirana është shprehur se organi i akuzës ka insistuar në arrestimin e të riut Dollapi.

Pas arrestimit blic në Shkodër, i riu Dollapi është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, por edhe pse i bujshëm arrestimi i tij, 33-vjeçari Dollapi mbetet i vetëm në qelitë e burgut me akuzën e grushtit të shtetit pasi të gjithë të akuzuarit e tjerë gjykohen në gjendje të lirë.

Megjithatë ashtu si dhe të tjerët, derisa të provohet fajsia apo pafajsia e tij, i arrestuari i djeshëm duhet të kaloj ca kohë në qelitë e burgut./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme