Byroja parlamentare, projekt-rezoluta per Leka Zogun – (3 Korrik 2000)


Byroja parlamentare, projekt-rezoluta per Leka Zogun – (3 Korrik 2000)

22:28 03/07/2000

Lajme Arkiva – Tv KLan 2000

Sot pasdite parlamenti do të diskutojë rreth kërkesës së 26 deputetëve për lejimin e kthimit të Leka Zogut në Shqipëri. Byroja parlamentare ka vendosur që projekt-rezoluta e hartuar nga deputetët pro Zogist, të shqyrtohet gjatë mocionit për debat. Vendimi i parlamentit është i pamjaftueshëm nëse prokuroria nuk tërheq akuzën ndaj Leka Zogut dhe presidenti nuk shpall dekretin e faljes për tre vitet e burgut të dhëna ndaj tij.

Gjatë kësaj jave në parlament, do të rikthehet çështja e pronave nëpërmjet iniciativës së të djathtëve për një ligj të ri mbi tregun e tokës dhe kompensimin e ish-pronarëve. Ndër propozimet e grupeve të deputetëve për t’u shqyrtuar nga parlamenti brenda muajit Korrik, janë raportimi i Këshillit Drejtues të RTVSH, krijimi i bursës së Tiranës, dhe trajtimi i ish-të përndjekurve politikë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme