Takimi i dy ministrave te Ekonomise, Muçi me Gjykanoviç – (3 Korrik 2000)


Takimi i dy ministrave te Ekonomise, Muçi me Gjykanoviç – (3 Korrik 2000)

22:47 03/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Paraqiten projektet konkrete mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pas takimit të dy kryeministrave disa muaj më parë në Shkodër, sot ka mbërritur në Tiranë Ministri i Ekonomisë së Malit të Zi Gjykanoviç. Takimin e parë ai e ka zhvilluar me Ministrin e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi, i cili ka paraqitur projektet aktuale të bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Lidhjet mes dy vendeve janë përqëndruar kryesisht në fushën e energjisë, industrisë, telekomunikacioneve, si dhe ato të hidrokarbureve. Ne tha ministri Muçi, tashmë e kemi gjetur financimin për një pjesë të projektit të linjës së Interkonjeksionit Elbasan-Podgoricë dhe kërkojmë mbështetjen tuaj për realizimin e plotë të këtij projekti.

Ministri malazes i Ekonomisë theksoi, se bashkëpunimi mund të zgjerohet edhe në fushën e transportit dhe veçanërisht atë të Metalurgjisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme