Edi Paloka reagon për zhvillimet e fundit të ndodhura në PS (24 Qershor 2000)


Edi Paloka reagon për zhvillimet e fundit të ndodhura në PS (24 Qershor 2000)

12:18 24/06/2000

Partia Demokratike ka komentuar sot zhvillimet më të fundit në Partinë Socialiste si një luftë klanesh për pushtet. Ne nuk jemi aspak të habitur tha zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka nga alternativat e ngritura vetëm mbi karriget, kërcënimet apo ndalimet e dhunshme të policisë në konferencat e Partisë Socialiste.

Sipas Partisë Demokratike, mosvotimi në këto konferenca më shumë se 76% e kandidaturave të deputetëve dhe qeveritarëve aktualë është një hap tepër i rëndësishëm. Në këtë mënyrë socialistët e thjeshtë tha Paloka, distancohen nga krimi i shëmtuar ekonomik dhe kusaria e papërmbajtur e parlamentarëve dhe qeveritarëve.

Kështu Partia Demokratike deklaron se sot Shqipëria ka një qeveri dhe parlament të legjitimuar, të bashkuar jo vetëm nga elektorati i gjerë shqiptar, por dhe nga vetë militantët e Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme