Kryeministri Meta deklaratë për Partinë Socialiste (24 Qershor 2000)


Kryeministri Meta deklaratë për Partinë Socialiste (24 Qershor 2000)

12:38 24/06/2000

Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave ka bërë sot publikë qendrimin e Kryeministit Ilir Meta pas deklaratave të shtypit sipas së cilave Partia Socialiste ndahet në grupe pro dhe anti Nano apo pro dhe anti Meta. Meta deklaron se e konsideron bashkëpunimin me Partinë Socialiste si një faktor të rëndësishëm të realizimit të funksioneve institucionale.

Veçse ka gjetur gjithmonë në forumet e Partisë Socialiste mirëkuptim dhe mbështetje të nevojshme, nëpërmjet kësaj deklarate nënvizohej se kryeministri vazhdon të mbajë në konsideratë rëndësinë dhe rolin e frymës së mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda partisë. Kryeministri e konsideron si një faktor tepër thelbësor lënien mënjanë të zhurmave dhe konflikteve të sajuara rreth raporteve brenda Partisë Socialiste dhe përqëndrimin totalisht në punën konkrete të qeverisë./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari






Të ngjashme