Fillon prishja e ndërtimeve pa leje në Lanë – (4 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Fillon prishja e ndërtimeve pa leje në segmentet rrugore të Lanës. Ministri i Punëve Publike, Arben Demeti, ka urdhëruar që brenda datës 8 Korrik, këto ngrehina të jenë prishur. Prishja ka filluar dje ku ngjitur me shkollën e Baletit, janë hedhur në tokë disa kioska.
Një rrjet i ri ujësjellësi do të kalojë këtë segment rruge duke rrafshuar kështu ngrhinat disa vjeçare pa leje. Deri tani askush nga pronarët e ndërtimeve nuk ka vënë dorë për të zbatuar urdhrin e ministrit Demeti.
Nën këto themele gjenden tre kolektorë të ujrave të zeza të bllokuar, ndërsa në të gjithë Lanën janë disa dhjetra ku ditët e fundit janë bërë problem në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve. Pavarësisht kësaj, dora e fundit e zgjidhjes i mbetet Policisë Ndërtimore./tvklan.al