Firma turke Kurum nuk u shet skrap malazezëve – (4 Korrik 2000)


Firma turke Kurum nuk u shet skrap malazezëve – (4 Korrik 2000)

20:12 04/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Drejtuesit e firmës turke Kurum Internacional, të cilët kanë marrë me qera për 20 vjet uzinën e prodhimeve të çeliqeve në Elbasan, nuk kanë pranuar sot, t’ju shesin skrap malazezëve. Ministri i Ekonomisë së Malit të Zi Vojin Dukanoviç, kërkoi që skrapi elbasanas për Metalurgjikun e Nikshqiçit të këmbehej me hekur për armatura, si dhe me gazrat butan dhe propan.

Malazezëve u duhen 15 mijë ton skrap në muaj ndaj pas përgjigjes negative të turqve do të vazhdojnë të blejnë hekurishtet e sjella në mënyrë ilegale. Në Metalurgjikun e Elbasanit, janë gjendje rreth dhjetë mijë tonë lingota çeliku, të cilat do të shiten brenda këtij viti./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame   






Të ngjashme