Vllaznia humb përballë qipriotëve (24 Qershor 2000)
Vllaznia është mundur dhe në ndeshjen e kthimit përballë qipriotëve. Në një stadium të boshatisur, kuqeblutë kanë luajtur një ndeshje mjaft të dobët përballë një kundërshtari mëse modest. Pas një pjese të parë kur shkodranët as që i janë afruar portës kundërshtare, qipriotët pjesën e dytë bëhen dhe më kërkues. Portieri Gima është detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta e tij dy herë, në fillim prej penalltisë dhe 10 minuta më pas ka shënuar Asturas.
Ashtu si dhe gjatë gjithë lojës, i vetmi nga kuqeblutë që u përpoq të bënte diçka ishte Elbasani dhe Bylykbashi ku Qipro ka shënuar përsëri. Vllaznia është eliminuar nga Kupa Intertoto pasi nuk mundi që të tregojë lojën e një skuadre të vërtetë. Shkodranët ishin mjaft të shkëputur mes tyre dhe futbollistët ishin shumë pak të motivuar, ndonëse prirjen për fitore e kishin shumë të lartë. Në kupat e Europës do të përfaqësohemi dhe nga Tirana, Teuta dhe Tomorri të cilët kanë mundësi të kalojnë një tur që skuadrave tona u mungon prej vitesh./tvklan.al