I nxehti pushton Ballkanin (6 korrik 2000)
Sot vendi ynë duket se mori frymë disi i lehtësuar. Temperaturat prej furrnalte të së martës dhe të së mërkurës sot nuk u dukën. Megjithëse sot ishte përsëri vapë, termometri shënonte 5 gradë më pak se dje. Në dy tre ditët e saj vala e të nxehtit la një buletin lufte për një pjesë të mirë të Ballkanit.
Vapa vrau 6 vetë në Bullgari e Greqi. Në Bullgari, temperatura pak centimetra nën tokë ishte 50 gradë ndërsa ajo e ajrit 43 gradë celsius. Në Rumani ka një numër rekord djegiesh. Vetëm sot janë shënuar 60 vatra zjarri. Në Rumani dhe Bullgari është kufizuar shpejtësia e trenave meqë i nxehti deformon shinat.
Në vendet rrotull nesh është dhënë urdhër që të mos ndërpritet energjia elektrike me qëllim që kondisionerët të jenë në çdo orë dhe vend në punë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti