Parlamenti Shqiptar për privatizimet e bankave (6 Korrik 2000)
Parlamenti Shqiptar ka miratuar sot marrëveshjen për privatizimin e plotë të Bankës Kombëtare Tregtare e cila kalon në duart e pronarëve të bankës turke “Kent” me 60% të aksioneve me Bankën Europiane të Investimeve dhe IFC-në me nga 20% të aksioneve. Banka Kombëtare Tregtare është e para bankë shtetërore që privatizohet plotësisht ndërsa brenda vitit do të privatizohet Banka e Kursimeve. Kapitali fillestar i Bankës Tregtare pas privatizimit është 10 milion dollarë. Në raportimin në Parlament, kryefinancieri Anastas Angjeli dha garanci të plota për depozitat e klientëve të këtyre bankave./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame