Thashethemet për martesë të hapur në çiftin Smith


Thashethemet për martesë të hapur në çiftin Smith

23:52 01/07/2020

Çifti i njohur i Hollywood-it Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë vënë sërish në epiqendrën e mediave për shkak të thashethemeve në lidhje me marrëdhënien e tyre. Shkak për këtë është bërë këngëtari August Alsina.

Ai ka deklaruar se aktori Will Smith i ka dhënë dritën jeshile që të futej në një marrëdhënie me gruan e tij dhe kjo ka zgjatur për rreth një vit.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Jada Smith. Sidoqoftë nuk është hera e parë që mes çiftit është folur për një marrëdhënie të hapur.

Will dhe Jada u njohën kur kjo e fundit bëri një audicion për të marrë pjesë në serialin e njohur Fresh Prince of Bl Air. Që prej 1997 ata janë martuar dhe marrëdhënia e tyre i ka rezistuar edhe kohës.

Ndër vite për çiftin është folur për tradhti, ide për një martesë të hapur, divorce etj./tvklan.al






Të ngjashme