Gent Sejko: Reaguam shpejt për pandeminë
“Tregjet financiare vazhdojnë të funksionojnë normalisht”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se këtë vit ekonomia shqiptare do të jetë në recesion ndërsa pasiguritë janë shtuar.
Përkeqësimi i gjendjes ekonomike të familjeve dhe humbja e vendeve të punës janë të pashmangshme këtë vit në gjykimin e bankës qëndrore.
Në fjalën e tij në Kuvend, Gent Sejko bëri thirrje që autoritetet të marrin vendimet e duhura.
Viti 2019 u mbyll me një rritje ekonomike 2.2% , më e ngadaltë se 2018 për shkak të tërmetit dhe rënies së prodhimit të energjisë, megjithatë kreditimi i sektorit privat rezultoi me rritje.
Tv Klan