Bashkia e Tiranës, rrugët e rikonstruktuar në Tiranë – (10 Korrik 2000)
Lajme Arkiva Tv Klan 2000
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se, 80% e punës është bërë dhe mendohet që edhe pjesa tjetër të përfundojë brenda afatit.
Ramiz Balla, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë:- “Punimet po kryen me cilësi, duke filluar fillimisht nga infrastruktura nëntokësore, dhe duke mbaruar me sistemim-asfaltimin. Rruga e parë që mbaroi ishte rruga “Vasil Shanto”, ka disa riparime në pjesën e poshtme, sipas kontratës që kemi lidhur me to dhe rrugët e tjera si “Sami Frashëri”, “Tefta Tashko”, “Idriz Dollaku”, janë në vazhdim, janë kryer 80% e volumit të punimeve. Ne kemi besim se do të mbarohen para muajit Korrik. I vetmi problem ngelet për rrugën “Hoxha Tahsim”, që do të rikuperohet totalisht, që për pamundësi financimi nga ana jonë, kemi kërkuar nga kooperacioni Italian, projekt i cili është miratuar dhe do të fillojë së shpejti”.
Ndërsa rruga e Shkozës ka mbetur e papërfunduar, sepse kaq para kishte. Një kilometër e gjysmë që ka mbetur për t’u shtruar do ta plotësojë bashkia me paratë e mbledhura nga taksat./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti