Ylli Pango, seminar dedikuar konflikteve në shoqëri (7 Korrik 2000)
Mjaft nga konfliktet e lindura në 10 vitet e fundit në Shqipëri kanë si origjinë bazën politike, papjekurinë e kësaj klase udhëheqëse. Pavarësisht nga kjo, problemet konfliktuale në Shqipëri janë të shumta. Instituti Shqiptar i Studimeve Socialpsikologjike, së bashku me fondacionin “Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”, në një tryezë të përbashkët për problemet e konflikteve.
Studentët nën trysninë e konfliketeve, problemet specifike socialpsikologjikë të tyre dhe dukuritë sociale të konflikteve në shoqërinë shqiptare. Profesor Doktor Ylli Pango, dekan i Fakultit të Shkencave Sociale thotë:
“Nganjëherë politika qoftë dhe indirekt ka ndërhyrë në këto konflikte ose ka krijuar disa mundësira që të ketë dhe konflikte me bazë fetare ose etnike. Mund të krijoheshin. Unë kam bindjen se populli është treguar shumë i kujdesshëm dhe i matur dhe ka kuptuar që këto konflikte nuk janë themelore dhe nuk është konvertuar konflikti politik në konflikt social, përjashtuar disa grupime të vogla fanatikësh. Politika nuk ka gjetur terren për konflikte dhe kjo është tradita shqiptare.”
Përfaqësues nga universitetet, intelektualë kanë diskutuar dhe aspektin juridik të konflikteve dhe alternativat e zgjidhjes së tyre./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti