Polici filmohet duke kryer akte seksuale në prani të një gruaje dhe vajzës së saj
Një polic është pushuar nga puna në Indi pasi kreu akte seksuale në prani të një gruaje dhe vajzës së saj. Inspektori Bhishmpal Singh Yadav u filmua duke bërë veprime të pahijshme në stacionin e policisë.
Përveç kësaj Yadav u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës për veprimet e tij. Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 22 Qershor teksa gruaja kishte shkuar në stacionin policor për një çështje pronësie.
Po ndërsa ajo dhe vajza fliste për shqetësimin e saj, polici bënte veprimet e pahijshme. Aktet e tij i filmoi vajza, e cila më vonë ia tregoi të afërmve. Pastaj pamjet u postuan dhe u bënë virale në rrjetet sociale.
Kjo bëri që shumë njerëz të kërkonin të veprohej ndaj oficerit. Veprimet e inspektorit janë dënuar nga drejtuesit lokalë./tvklan.al