8 vjet heqje lirie për përdhunuesin nga Krraba (9 Korrik 2000)
8 vjet heqje lirie për tentativë përdhununimi të një bashkëfshatare të mitur. Këtë dënim ka kërkuar Prokuroria për Altin Shehun nga Krraba. Shtetasi Shehu para disa muajsh ka tentuar të dhunojë një bashkëfshatare të tij. Më pas ndaj tij familja e të miturës së sulmuar ka bërë një padi për ndjekje penale.
Sot për Altin Shehun pritet të bëhet mbrojtja nga avokati i çeshtjes dhe më pas të jepet vendimi nga trupi gjykues. Ndërkohë që personi i akuzuar për tentativë marrëdhënie seksuale me dhunë priste trupin gjykues në sallën e gjykatës, në koridor bashkëshorja e tij nga Krraba i kishte sjellë foshnjen vetëm 3 muajshe për ta parë për herë të parë pasi fëmija ka lindur gjatë qëndrimit të të atit Altinit në burg./tvklan.al