Kroacia, destinacioni i duhur për pushime (9 Korrik 2000)


Kroacia, destinacioni i duhur për pushime (9 Korrik 2000)

13:38 06/07/2000

Kroacia është një vend që është larguar me luftë nga Jugosllavia. Megjithatë kjo nuk e ka penguar këtë republikë të re të organizojë dhe të zhvillojë turizmin. Me një sipërfaqe sa dy herë Shqipëria dhe me rreth 5 milion banorë, Kroacia pret mbi 4 milion turistë çdo vit.

Shtetet perëndimore si Belgjika, shprehin admirim për politikat e këtij shteti, për propagandën dhe mënyrat që përdorin agjencitë turistike kroate për të tërhequr klientë. Ashtu si ne, Kroacia laget nga deti Adriatik, ka terren malor dhe pak a shumë ka të njëjtën klimë si Shqipëria.

Këtu të huajt nuk vijnë për të patrolluar se mos largohen klandestinë. Skafet, anijet dhe jahtet këtu përdoren vetëm për turizëm./tvklan.al






Të ngjashme