Raporti i PNUD-it, vdekshmëria e fëmijëve – (13 Korrik 2000)


Raporti i PNUD-it, vdekshmëria e fëmijëve – (13 Korrik 2000)

19:43 13/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

11 milion fëmijë vdesin në një vit në të gjithë botën. Kjo do të thotë se çdo ditë humbin jetën 35 mijë fëmijë, ndërsa në Shqipëri llogariten 50 fëmijë të vdekur në çdo një mijë. Shkaqet e vdekjeve të botuara nga UNICEF, janë epidemitë, pakujdesia gjatë lindjes dhe shkaqe të tjera.

Ndërsa 600 milion fëmijë të tjerë jetojnë në mjerim. Në këto kushte gjenden dhe fëmijë në vendin tonë, sidomos në fshat është regjistruar varfëri e skajshme. Në një raport të PNUD-it për varfërinë në Shqipëri, bëhet e ditur se niveli i varfërisë tek fëmijët shqiptarë është dy herë më i madh se tek të moshuarit./tvklan.al






Të ngjashme