Bordi i “Tirana 2000” mblidhet për projektet e arsimit – (13 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Në vitin ’97, nisi projekti “Tirana 2000”. 6 milion dollarë u dhanë për riparimin e 13 objekteve shkollore. Kjo ndërmarrje, ishte bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe projektit të Zhvillimit të Arsimit në Shqipëri, AEDP. Bordi i “Tirana 2000”, sot vërejti se në vitin e ri shkollor, 95% e objekteve të riparuara, do të jenë gati për mësim.
Në këtë mënyrë në mbledhjen e sotme bordi i “Tirana 2000”, e vlerësoi ecurinë e projektit përgjithësisht të mirë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti