Shqiptarët e arratisur nga burgu i Greqisë – (13 Korrik 2000)


Shqiptarët e arratisur nga burgu i Greqisë – (13 Korrik 2000)

22:30 13/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Dy të rinj shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u plagosën me armë zjarri dhe katër shokë të tyre u plagosën gjithashtu, gjatë përleshjeve kur rojat e burgut në Peleponez të Greqisë, u përpoqën t’i ndalonin që të arratiseshin nga burgu dje në mbrëmje.

Sipas burimeve greke, rojet hapën zjarr paralajmërues dhe dy shqiptarë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e qytetit Argos. Prej andej ata do të dërgohen në burgun e Koridallosit. Katër shqiptarë të tjerë të plagosur gjatë orvatjes së tyre për të shpëtuar u dërguan në spital për t’i dhënë ndihmën e parë dhe ata do të rikthehen në burg.

Pak kohë më parë një tjetër shqiptar Fatmir Kallashi, i dënuar me burgim të përjetshëm, kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë të Korfuzit./tvklan.al






Të ngjashme