Komisioni elektoral në hapat e parë të përgatitjes (15 Korrik 2000)


Komisioni elektoral në hapat e parë të përgatitjes (15 Korrik 2000)

15:07 15/07/2000

Ende në hapat e para në përgatitjen e procesit elektoral për zgjedhjet lokale ka nisur problemet administrative me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Qeveria nuk ka miratuar ende strukturën e re organike të funskionimit të këtij institucioni me 4 drejtori. Janë planifikuar Drejtoria e Regjistrimit të Votuesve, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore, Sektori i Edukimit të Zgjedhësve dhe Drejtoria Logjistike e Financës dhe Shërbimeve.

Sot Komisioni i Zgjedhjeve ka shtyrë për të hënën mbledhjen e parë publike për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni mes 7 kandidaturave të paraqitura. Komisioni Qendror Elektoral ka kërkuar fonde shtesë nga qeveria, por nuk ka marrë përgjigje pozitive. Procesi elektoral në tërësi do të kushtojë mbi 1 milion dollarë. Të hënën komisioni elektoral do të ketë përbërjen e plotë me zgjedhjen nga parlamenti të anëtarit të shtatë përfaqësues nga opozita./tvklan.al






Të ngjashme