PS hap fushatën në jug të vendit – (17 Korrik 2000)


PS hap fushatën në jug të vendit – (17 Korrik 2000)

22:24 17/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Partia Socialiste ka hapur fushatën e saj të zgjedhjeve të përgjithshme lokale në jug të vendit. Ata kanë zgjedhur për këtë, qytetin e Gjirokastrës dhe si përfaqësuese Zv/kryeministren Makbule Çeço. Sipas saj, për herë të parë në këto dhjetë vjet pluralizëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jo partiak. Është siguruar një proces i saktë regjistrimi, ku votuesit do të pajisen me karta të përhershme.

Socialistët deklaruan se në jug synojnë të fitojnë 80% të vendeve në këshillat e komunave, bashkive dhe kryetarëve të tyre. Ndërkohë që Çeço nuk harroi të kritikonte dhe krerët aktual lokalë të opozitës që kanë shumicën. Sipas socialistëve ata kanë frenuar zhvillimin dhe kanë shpërdoruar fondet publike. Aktivi i PS përcaktoi dhe infrastrukturën e saj për fushatën e zgjedhjeve lokale./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme